• e martë, 26 nëntor 2024

Gjendet i vdekur i dyshuari për të shtënat masive në Mejn

Gjendet i vdekur i dyshuari për të shtënat masive në Mejn

Uashington, 28 tetor 2023 (MIA) - I dyshuari për të shtënat masive në shtetin federal amerikan Mejn, ku mbetën të vrarë 18 persona, është gjetur i vdekur, konfirmoi guvernatorja e shtetit Mejn, Xhenet Mils.

Kërkimi për burrin zgjati më shumë se dy ditë. I dyshuari është identifikuar si Robert Kard, një rezervist 40-vjeçar.

Ai sulmoi njerëzit me një armë gjysmë automatike në një restorant dhe sallë boulingu mbrëmjen e 25 tetorit në qytetin Leviston. Në të shtënat kishte 13 të plagosur. Sipas mediave lokale, Kard me shumë gjasa kishte probleme mendore.

Trupi i tij u gjet në qytetin Lisbonë në zonën e një objekti riciklimi mbetjesh ku ai punonte. Kard kishte veshur të njëjtat rroba që kishte veshur gjatë sulmit. Ai kreu vetëvrasje, deklaroi Majkëll Sashak, shef i Departamentit të Sigurisë Publike në Mejn. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR