• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjatë shpërthimit në Poloni, me siguri i shkaktuar nga një predhë, jetën e humbën dy persona

Gjatë shpërthimit në Poloni, me siguri i shkaktuar nga një predhë, jetën e humbën dy persona
Varshavë, 15 nëntor 2022 (MIA) - Në fshatin Przhevodov në anën polake të kufirit mes Polonisë dhe Ukrainës sot pasdite ndodhi një shpërthim, ndërsa sipas informatave fillestare, jetën e humbën dy persona. Portalet polake kumtuan se ushtria dhe policia janë në terren, por shkaku i shpërthimit tani për tani nuk është i ditur zyrtarisht. Disa nga mediumet polake lajmëruan se shpërthimi ndodhi pas rënies së një predhe. Ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht. Një përfaqësues i lartë anonim amerikan deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga raketa ruse. Nga Pentagoni deklaruan se nuk mund të konfirmojnë se bëhet fjalë për raketa ruse. Zëdhënësi i Qeverisë polake, Pjotr Muler nuk e konfirmoi informatën, por theksoi se është thirrur takim urgjent për shkak të "situatës së krizës". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR