• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjatë një bastisjeje në Leposaviq në veri të Kosovës janë konfiskuar rreth gjashtë milionëd enarë dhe dhjetëra mijë dollarë dhe euro

Gjatë një bastisjeje në Leposaviq në veri të Kosovës janë konfiskuar rreth gjashtë milionëd enarë dhe dhjetëra mijë dollarë dhe euro

Prishtinë, 13 shtator 2024 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se në bastisjet që u kryen dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq, në veri të Kosovës, në një bankë dhe në filialin e Minsitrisë së Financave të Serbisë. janë konfiskuar rreth gjashtë milionë denarë serbë dhe dhjetëra mijë dollarë dhe euro, lajmëroi korerspondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në rastin, i cili është prëshkruar si "larje parash dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike", janë konfiskuar edhe disa vula dhe dokumente, të cilat, sipas policisë, e dëshmojnë punën e paligjshme të atyre institucioneve.

"Lidhur me rastin, me 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serb, 57,626.00-dollarë amerikan, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve", thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin "të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit", thuhet në raport.

Bastisjen dje e konfirmoi edhe zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

"Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë, po bastisen lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë dhe Drejtoria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposaviq. Krimet Ekonomike janë duke hetuar një rast të pastrimit të parave që ka pasur lidhje me bankat më herët", tha Elshani.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR