• e diel, 06 tetor 2024

Gjatë bastisjeve në Shkup janë gjetur kokainë, ekstazi, kristal met dhe marihuanë, arrestohen dy dilerë

Gjatë bastisjeve në Shkup janë gjetur kokainë, ekstazi, kristal met dhe marihuanë, arrestohen dy dilerë

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Në Shkup, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike– Sektori për tregti të kundërligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në MPB, në koordinim dhe veprim të përbashkët me nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në SPB Shkup, kanë privuar nga liria personat K.K.(35) nga Shkupi dhe L.B.(30) nga Shtipi, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

 Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, rreth orës 16:00 në zonën e Kisella Vodës, nga nëpunës policorë  është kryer kontrollë të  K.K. pranë shtëpisë së tij ku u gjetën 50 tableta ekstazi, kokainë dhe një pako me drogën sintetike kristal met.

"Më pas me urdhër të gjykatës i është kontrolluar shtëpia dhe janë gjetur sende që lidhen me eprën penale. Gjithashtu dje me vendim gjykate është ushtruar kontroll në banesën ku banon L.B., gjatë të cilit u gjetën rreth katër kilogramë marihuanë, rreth 100 gramë kokainë, një pako me drogën sintetike kristal met, rreth 500 tableta ekstazi dhe një peshore digjitale.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me PTHP Shkup, kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal përkatës. fc/

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR