• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gjatë bastisjes ushtarake izraelite në Xhenin, gjashtë palestinezë u vranë, dhjetëra u plagosën (PLT)

Gjatë bastisjes ushtarake izraelite në Xhenin, gjashtë palestinezë u vranë, dhjetëra u plagosën (PLT)

Jerusalem, 7 mars 2023 (MIA) - Gjashtë palestinezë janë vrarë, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur sot në sulmin e armatosur të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftuan mediat amerikane, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë palestineze. 

Pjestarët e ushtrisë izraelite njoftuan se ushtria hyri në kampin e refugjatëve Xhenin për të arrestuar të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve izraelitë javën e kalur në lagjen palestineze Huvari. 

Grupi i armatosur "Brigada Xhenin" njoftoi se sot anëtarët e tij qëlluan dhe hodhën mjete shpërthyese ndaj ushtarëve izraelitë, të cilët rrethuan një shtëpi në kampin e refugjatëve.

Konflikti i sotëm ka shpërthyer gjatë festimit të festës hebreje të Purimit.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, ultranacionalisti Itamar Ben-Guir, i cili gjithashtu jeton në vendbanimin hebraik, iu bashkua të shpërngulurve hebrenj në festimin në qytetin e ndarë të Hebronit në Bregun Perëndimor nën masa të sigurisë, duke kërcyer dhe kënduar.

Lëvizja e tij shihet si shfaqja e fundit e forcës nga kolonët ultra-nacionalistë në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilët mbështeten nga Ben-Guir dhe të tjerët në qeverinë e re izraelite.  qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR