• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjashtëmbëdhjetë të lënduar në sulmet ruse ndaj Kievit, në Harkov ka një viktimë dhe 22 të lënduar

Gjashtëmbëdhjetë të lënduar në sulmet ruse ndaj Kievit, në Harkov ka një viktimë dhe 22 të lënduar

Kiev/Harkov, 2 janar 2024 (MIA) - Në serinë e mëngjesit të sulmeve raketore ruse ndaj Kievit janë lënduar 16 persona, prej të cilëve 15 janë hospitalizuar, kumtoi prefekti Vitalij Kliçko.

Prefekti htoi e banorët e kryeqytetit janë lënduar në zjarrin që hpërtheu në një ndërteë humëkatëhe në lagjen olomenki, pa ulmit raketor.

Sipas Kliçkos, në rjaonin Podolsk janë dëmtuar një objekt infrastrukturor dhe gypi i gazpërçuesit, ndërsa disa pjesë të qytetit mbetën pa rrymë, transmetojnë mediumet ukrainase.

Shefi i administratës lokale të Harkovit, Oleh Sinehubov, kumtoi se një person e humbi jetën, ndërsa 22 janë lënduar në sulmet raketore ruse ndaj qytetit.

Sinehubov deklaroi se pjesa qendrore e Harkovit, posaçërisht rajoni Shevçenko, ishte qendër e sulmeve raketore ruse dhe se në to janë dëmtuar ndërtesa banesore, ndërtesa ndihmëse dhe infrastruktura civile.

Forcat ruse sot në mëngjes kryen sulm masiv rakeor ndaj disa lokacioneve në Ukrainë.

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR