• e diel, 06 tetor 2024

Gjashtë viktima në sulmin më masiv ajror rus në Ukrainë deri më tani

Gjashtë viktima në sulmin më masiv ajror rus në Ukrainë deri më tani

Kiev, 26 gusht 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmin e sotëm ajror rus, ku janë gjuajtur raketa dhe dronë në më shumë se gjysmën e rajoneve të Ukrainës.

Siç transmeton Bi-Bi-Si, është goditur infrastruktura energjetike, duke shkaktuar një ndërprerje të gjerë të energjisë pasi i gjithë vendi u vendos në alarm për sulmin ajror dhe popullata u urdhërua të vendstrehohej.

Rusia konfirmoi se ka filluar sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës - një nga taktikat e saja afatgjate - dhe tha se të gjitha caqet e saj ishin goditur. Sulmi me raketa dhe dronë filloi gjatë natës dhe vazhdoi deri në mëngjes.

Sipas Mikola Oleshçuk, komandant i Forcave ajrore të Ukrainës, Rusia ka lëshuar 127 raketa dhe 109 dronë. Nga këto, Ukraina ka rrëzuar 102 raketa dhe 99 dronë, tha ai në aplikacionin Telegram. Oleshçuk e përshkroi këtë si sulmin “më masiv ajror" ndonjëherë.

Mediat britanike theksojnë se me sulmet e sotme Rusia donte të “rikthej në tokë popullin e thjeshtë në Ukrainë”, duke iu kujtuar atyre dhe politikanëve perëndimor se Kremlini ka ende avantazh në këtë luftë. "Porosia nga Moska ishte: mos keni huti, Rusia ende mund t'i shkaktojë mjerim popullatës ukrainase kurdo që dëshiron", analizon Bi-Bi-Si.

Kryeministri ukrainas Denis Shmigal më herët deklaroi se sulmi përfshinte dronë, raketa kryqëzuese dhe raketa supersonike.

Një nga termocentralet tjera - ajo në veri të Kievit - ka qenë një nga objektivat e fundit. Dëmi është ende duke u vlerësuar.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR