• e hënë, 30 dhjetor 2024

Gjashtë viktima në një sulm në një shkollë në Gazë

Gjashtë viktima në një sulm në një shkollë në Gazë

Gaza, 17 shtator 2023 (MIA) - Së paku gjashtë persona humbën jetën në kohën kur u godit një shkollë gjatë sulmeve ajrore në kampin e refugjatëve Al-Magazi në Rripin e Gazës, bënë të ditur Kombet e Bashkuara.
 
Nga sulmi janë plagosur dhjetëra persona, ndërsa konsiderohet se numri do të ritet, theksohet kumtesen e Agjencisë së Kombëve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjën e Mesme (UNRVA). 

 "Kjo është e tmershme dhe sërish tregon mosrespektim flagrant të jetëve të civilëve....  Asnjë vend më nuk është i sigurt në Gazë, madje objektet e UNRVA shtohet në kumtesë.

 UNRVA nuk akuzon asnjërën palë, por thuhet se sulmi ka ndodhur në kohën kur Izraeli ka bombarduar Ripin e Gazës .

 "Së paku 4.000 persona janë strehuar në këtë shkollë të UNRVA-s. Ata nuk kishin dhe nuk kanë ku të shkojnë në vend tjetër", thekson Agjencia e Kombëve të Bashkuara. si/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s


QËNDRONI TË LIDHUR