Gjashtë ushtarë turq e humbën jetën në trazirat në Irakun verior
- Së paku gjashtë ushtarë turq e humbën jetën në përplasjet me luftëtarët e Partisë së ndaluar punëtore kurde (PKK) në Irakun verior, kumtoi Ministria turke e Mbrojtjes.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:07, 10 gusht, 2023
Stamboll, 10 gusht 2023 (MIA) - Së paku gjashtë ushtarë turq e humbën jetën në përplasjet me luftëtarët e Partisë së ndaluar punëtore kurde (PKK) në Irakun verior, kumtoi Ministria turke e Mbrojtjes.
Ofenziva ushtarake turke kundër PKK-së në rajon është në rrjedhë prej prillit të vitit 2022.
Turqia kërkon PKK-ja dhe grupet e saj të ndërlidhura të tërhiqen nga tërë territori i saj kufitar me Irakun dhe Sirinë, duke e quajtur ekzistimin e tyre kërcënim nacional.
Ankaraja ka baza ushtarake në Irakun verior dhe i kontrollon pjesët nga toka në veri të Sirisë pas serisë së sulmeve atje. ab/
Foto: МIА arkivi