Gjashtë të vdekur në protestat në Islamabad për mbështetjen e ish kryeministrit pakistanez Imran Kan
- Mbështetësit e ish kryeministrit pakistanez Imran Kan, i cili për momentin është në burg, sot kaluan bllokadat e protestuesve në Islamabad dhe u ndeshën me policinë, ndërsa në trazira humbën jetën gjashtë persona, lajmëroi Beta.
- Post By Sara Ademi
- 16:30, 26 nëntor, 2024
Islamabad, 26 nëntor 2024 (MIA) - Mbështetësit e ish kryeministrit pakistanez Imran Kan, i cili për momentin është në burg, sot kaluan bllokadat e protestuesve në Islamabad dhe u ndeshën me policinë, ndërsa në trazira humbën jetën gjashtë persona, lajmëroi Beta.
Protestat zgjasin nga e diela, ndërsa mijëra policë janë të pranishëm në qendrën në Islamabad në përpjekje për t'i shuar protestat për mbështetjetje të Kan.
Kan është në burg më shumë se një vit dhe për momentin përballet me më shumë se 150 padi penale, të cilat sipas partisë së tij janë të motivuara politikisht.
Autoritetet njoftojnë se vetëm gjykatat mund të urdhërojnë lirimin e Kan, i cili përballet me votim të mosbesimit në parlament në vitin 2022.
Kan është në burg nga gjykimi i parë për korrupsion, në gusht të vitit të kaluar.
Armata pakistaneze sot e mori kontrollin ndaj sheshit të madh në qendrën e Islamabadit, ku gjenden godinat qeveritare dhe ku për momentin qëndron presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko, i cili është për vizitë në Pakistan.
Në qendrën e qytetit janë të pranishëm ushtria dhe policia, me ç'rast disa policë gjuanin plumba paralajmërues në ajër.
Protestat i udhëheq gruaja e Kan, Bushra Bibi.
Ministri i Punëve të Brendshme Moshin Nakvi u kërcënua se nëse demonstrantët gjuajnë, forcat e sigurisë do të përgjigjen.
"Tani i lejuam policisë të marrë çfarëdo lloj vendimi sipas situatës", tha Nakvi.
Tani për tani policia përdori gaz lotsjellës për ta dëbuar turmën.
Ndër të vdekurit janë katër policë dhe një civil të cilët humbën jetën kur në drejtim të tyre mbrëmë u përplas një automjet.
Kryeministri Shehbaz Sharif e dënoi sulmin, duke thënë se "grupi anarkist" me qëllim e ka sulmuar policinë.
Dhjetëra njerëz u lënduan, ndër të cilët edhe gazetarë të cilët ishin sulmuar nga demonstrantët. sa/
foto: EPA