Gjashtë të vdekur dhe mbi 100 të rrëmbyer gjatë sulmit të armatosur në Nigeri
- Të paktën gjashtë persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 100, duke përfshirë gra dhe fëmijë u rrëmbyen në një sulm nga banda të armatosura në bashkësinë Kairu në shtetin Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë, kumtuan sot autoritetet lokale.
- Post By Ramize Qamili
- 23:15, 18 korrik, 2025
Maiduguri, 18 korrik 2025 (MIA) - Të paktën gjashtë persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 100, duke përfshirë gra dhe fëmijë u rrëmbyen në një sulm nga banda të armatosura në bashkësinë Kairu në shtetin Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë, kumtuan sot autoritetet lokale.
Zamfara është epiqendra e sulmeve nga bandat e armatosura rëndë të cilët vitet e fundit kanë shkaktuar kaos në mbarë Nigerinë veriperëndimore.
Bandat deri më tani kanë rrëmbyer mijëra persona, kanë vrarë qindra dhe i kanë bërë rrugët lokale të pasigurta në disa zona. rq/
Foto: arkivi i MIA-s