• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll

Gjashtë të vdekur dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll
Stamboll, 13 nëntor 2022 (MIA) -Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 53 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në rrugën Istiklal pranë sheshit Taksim në qendër të Stambollit. Erdogani, duke folur në një konferencë shtypi përpara nisjes për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e 17-të të G20-ës, tha se bazuar në informacionet fillestare nga guvernatori i qytetit, ka sinjale se shpërthimi mund të ketë qenë akt terrorist. Vëzhgimet e para tregojnë gjithashtu se një grua ka pasur rol në shpërthim, tha ai, duke shtuar se të gjithë autorët do të identifikohen. "Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje", u shpreh Erdogan. Siç informoi televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 16 sipas kohës lokale, kur rruga ishte e stërmbushur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR