• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjashtë persona humbën jetën në bombardimin rus të rajoneve Herson, Donjeck dhe Harkov

Gjashtë persona humbën jetën në bombardimin rus të rajoneve Herson, Donjeck dhe Harkov

Kiev, 15 tetor 2023 (MIA) - Gjashtë persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga bombardimet ruse në rajonet Herson, Donjeck dhe Harkov në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet lokale.

Dy persona u vranë dhe tre u plagosën në Herson pasi më shumë se 100 predha goditën zonën gjatë fundjavës, tha guvernatori lokal Oleksandër Prokudin.

"Dy bomba të drejtuara goditën infrastrukturën kryesore në qytetin Herson, gjë që shkaktoi një ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në zonë", deklaroi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Roman Mroçko.

Autoritetet lokale njoftuan se dy persona të tjerë u vranë në rajonin e Donjeckut dhe një çift i moshuar u vra në një sulm ajror që shkatërroi shtëpinë e tyre në rajonin Harkov.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat ukrainase lëshuan 27 dronë në sulmet në Rusinë perëndimore gjatë natës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR