• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjashtë nga dhjetëra të akuzuar për sulmet në Bruksel në vitin 2016 shpallen fajtorë

Gjashtë nga dhjetëra të akuzuar për sulmet në Bruksel në vitin 2016 shpallen fajtorë

Bruksel, 25 korrik 2023 (MIA) – Porota e Gjykatës më Bruksel sonte i shpalli fajtorë gjashtë nga dhjetëra të akuzuar për sulmet terroriste në aeroportin Zaventem të Brukselit dhe stacionin e metrosë Malbek më 22 mars të vitit 2016, ku humbën jetën 32 persona, ndërsa pothuajse 900 u lënduan ose pësuan trauma të rënda psikologjike.

Katër të akuzuarit e tjerë u liruan nga akuzat. 

Porota  i shpalli fajtorë Osama Attar, Mohamed Abrini, Osama Krajem, Salah Abdeslam, Ali El Hadad Asufi dhe Bilall Ek Mahuki sipas akuzave për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, si dhe për vrasjen e të paktën 32 personave dhe për tentativë  për vrasje  të edhe 695 personave të tjerë gjatë një sulmi terrorist. 

 Për të njëjtat vepra u akuzuan edhe Sofien Ajari, Erve Bajingana Muhirva dhe Smail Farisi, të cilët u liruan nga akuzat, si dhe Ibrahim Farisi, i cili u akuzua vetëm për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist.

 Një nga të shpallurit fajtorë, Osama Atar, udhëhiqet i zhdukur dhe supozohet se është vrarë në Siri.

Nga ana tjetër, Salah Abdeslam po vuan tashmë dënim të përjetshëm pa mundësi për lirim me kusht në Francë për rolin e tij në sulmet terroriste në Paris në vitin 2015. Mbrojtja e tij kërkoi që ai të lirohet nga akuzat për vrasje dhe tentativë vrasjeje në një sulm terrorist, por kërkesa u refuzua. 

 Siç njofton raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, shqiptimi i aktgjykimit për sulmet në Bruksel, të cilin porota prej 12 anëtarësh e mori dje pas 18 ditësh diskutim, filloi rreth orës 19,  pas disa orësh shtyrje. Fillimisht u paralajmërua për orën 14:30, më pas u shty për në orën 16:30 dhe më në fund u prolongua  për sonte.

Procesi gjyqësor për sulmin, të cilin përgjegjësinë e mori grupi terrorist Shteti Islamik, filloi dhjetorin e kaluar. 

QËNDRONI TË LIDHUR