Gjashtë militantë kurdë janë vrarë në sulmin me dron ndaj një baze në Siri
- Gjashtë militantë të milicisë kurde janë vrarë në një sulm me dronë mbrëmë vonë në një bazë në Sirinë lindore, ku ishin të sistemuar ushtarët amerikanë, kumtuan sot Forcat demokratike siriane (SDF), të udhëhequr nga kurdët.
- Post By Fami Bajrami
- 13:32, 5 shkurt, 2024
Bejrut, 5 shkurt 2024 (MIA) - Gjashtë militantë të milicisë kurde janë vrarë në një sulm me dronë mbrëmë vonë në një bazë në Sirinë lindore, ku ishin të sistemuar ushtarët amerikanë, kumtuan sot Forcat demokratike siriane (SDF), të udhëhequr nga kurdët.
Në kumtesë o akuzohen "mercenarë të mbështetur nga regjimi në Damask" për sulmin në kampin për trajnim, Al Omar në provincën lindore Deir el Zur. Nuk ka pasur viktima mes ushtarëve amerikanë.
Organizata e mbështetur nga Irani, e quajtur Rezistenca islamike në Irak ka publikuar një video që e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin dhe tregon si grupi lëshon një dron nga një vend i panjohur.
Grupi më herët ka kryer dhjetëra sulme ndaj bazave amerikane dhe ushtarëve të stacionuar në Irak dhe Siri dhe kanë bërë thirrje në tërheqjen e tyre nga të dy vendet.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar kumtoi se të paktën shtatë luftëtarë të FDS-së janë vrarë, ndërsa 18 janë plagosur, nga të cilët disa më rëndë, në sulmet e djeshme. Ata nuk treguan nëse mes viktimave kishte amerikanë.
Sulmi vjen si pasojë e rritjes së tensioneve në Lindjen e Afërt për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Vetëm dy ditë më herët, ushtarët amerikanë kanë kryer sulme në Siri dhe Irak kundër militantëve të lidhur me Iranin. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s