• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjashtë internet kompani u bënë "rojtarë digjitalë" të BE-së

Gjashtë internet kompani u bënë

Bruksel, 6 shtator 2023 (MIA) - Komisioni evropian sot në pajtim me Ligjin për tregje digjitale (DMA) i emëroi kompanitë "Epël", "Amazon", "Alfabet", "Meta", "BajtDens" dhe "Majrkosoft" për të a.q. "rojtarë digjitalë" me obligim të sigurojnë lidhshmëri mes bizneseve dhe konsumatorëve përmes onlajn shërbimeve.

Në pajtim me këtë vendim, gjashtë kompanitë kanë afat prej gjashtë muajve, deri në mars të vitit 2024, tërësisht të harmonizohen me dispozitat e DMA-së që të pengohet keqpërdori i fuqisë së tyre në treg, të mos imponojnë kushte jokorrekte për bizneset dhe shfrytëzuesit e fundit dhe të sigurojnë transparencë deri te shërbimet e rëndësishme digjitale.

Me vendimin e sotëm, si portale për "shërbime të platformës themelore" në sferën e "rrjeteve sociale" janë përcaktuar "Fejsbuk" dhe "Instagram" të "Meta"-s, Tik-Tok" i "Bajtdens" dhe "Linkedin" i "Majkrosoft", në pjesën e "shërbimeve për këmbim të porosive" - "Uatsap" dhe "Mesinxher" i "Meta"-s, për ndarjen e video përmbajtjeve - "Jutjub" në "Alfabet", në "ndërmjetësimin" - "Gugël Plaj", "Gugël Maps" dhe "Gugël Shoping" në "Alfabet", "Epël Stor", "Amazon Marketplejs" dhe "Meta Marketplejs", në "reklama" - "Gugël" në "Alfabet", "Amazon dhe "Meta" te "kërkuesit" - "Safari" në "Epël" dhe "Hrom" në "Alfabet", te "sistemet operative" - IOS në "Epël", "Gugël Android" në "Alfabet" dhe "Uindous Pi-Si Ou-Es" në "Majrksoft" dhe te "kërkuesit" - Gugël Sërç në "Alfabet". 

 

Në mënyrë shtesë, Komisioni Evropian vendosi që të fillojë hetime t'i vlerësojë pohimet se shërbimi "AjMesixh" në "Epël" dhe për "Bing", "Exh" dhe "Advertajsnig" në "Majkrosoft" nuk i ploitësojnë kushtet e parapara. Afati për zbatimin e hetimeve është pesë muaj. 

Sipas Ligjit për tregje digjitale, Eurokomisioni ka autorizim që si "rojtarë digjitalë" të emërojë edhe kompani që nuk i plotësojnë kriteret e përshkruara me qëllim që të zbatohen hetime në treg për atë nëse respektohen dispozitat.

Qëllimi i Ligjit për tregje digjitale, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2022, e filloi të zbatohet nga maji i vitit 2023, është të sigurojë kushte korrekte në tregun e sektorit digjital. bsh/

Foto: MIA arkiv/Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR