• e diel, 22 dhjetor 2024

Gir: Kemi sistem shumë të mirë të kontrollit dhe për realizimin e projekteve të BE-së

Gir: Kemi sistem shumë të mirë të kontrollit dhe për realizimin e projekteve të BE-së

Negotinë, 12 janar 2024 (MIA) - Kemi sistem shumë të mirë të kontrollit për realizimin e projekteve të Bashkimit Evropian, deklaroi sot euroambasadori Dejvid Gir, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se mjetet që i investon BE-ja janë shpenzuar në mënyrë korrekte në vend.

Ai ka shpehur kënaqësi nga takimi i punës në Negotinë. Gir tha se është krenar në mbështetjen që BE-ja ia jep vedit, në sferën e ekonomisë, mjedisit jetësor, përmirësim të ofertës turistike, duke përfshirë edhe në komunën e Negotinës, sidomos në turizëm dhe përfforim të kulturës së pasur të verës në kërë hapësirë.   

Gir u takua edhe me kryetarin e Negotinës, Goran Stojanov, me anëtarët e Këshillit të komunës, ndërsa në axhendë është edhe takimi me përfaqësues të organizatave civile.

 "Në fund të vizitës së sotme do të kemi mundësi të takohemi edhe me qytetarët, pse kjo është një pjesë shumë e rëndësishme, për të dëgjuar nga qytetarët se çfarë është e rëndësishme për ta, çfarë është shqetësim për qytetarët dhe kuptohet nga ana jonë ne si BE duhet të shqyrtojmë mënyrat për të vazhduar bashkëpunimin tonë në të ardhmen me kryetarin e komunës, por edhe me qytetarët e Komunës së Negotinës", shtoi Gir.

Kënaqësi nga takimi ka shprehur edhe kryetari i Negotinës, Goran Stojanov. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR