Gir: Fon Der Lajeni bëri një lapsus kur tha "populli maqedonasoverior"
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:30, 29 tetor, 2022
Shkup, 29 tetor 2022 (MIA) - Gjatë vizitës në vend, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajeni, në fjalimin e saj bëri një lapsus dhe tha “populli maqedonasoverior”, ndërsa kjo ishte e vetmja gjë në të cilën u ndalët nga ajo vizitë, deklaroi sot ambasadori evropian Dejvid Giri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fillim të ndërtimit të pjesës hekurudhore të Korridorit 8 në Kumanovë, Giri theksoi se Fon Der Lajeni ka treguar mbështetje të madhe për Maqedoninë e Veriut dhe se nuk e ka vizituar vendin me “duart të zbrazëta”. Përkujtoi në Marrëveshjen me Fronteksin dhe ndihmën financiare për përballje me krizën energjetike.
"Kjo është vizita e tretë e kryetares brenda një viti, që është e jashtëzakonshme, me çfarë mendoj se ajo demonstroi një përkushtim të madh personal dhe përkushtim të Komisionit për rrugën evropiane të vendit", theksoi Giri. ar/