• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Barazia gjinore është në zemrën e procesit të aderimit në Evropë

Gir: Barazia gjinore është në zemrën e procesit të aderimit në Evropë

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Barazia gjinore është vlerë fundamentale e Bashkimit Evropian, që do të thotë se ajo me të vërtetë është në zemrën e procesit të aderimit në Evropë, theksoi euroambasadori Dejvid Gir sot në Forumin rajonal "Barazia gjinore në proceset aderuese në BE", që po mbahet në Shkup.

Ambasadori lidhur me barazinë gjinore theksoi se e shqyrtojnë çështjen se si të sigurojnë mundësi të barabarta për burrat dhe gratë në shoqëri.

"Kjo ngjarje sot është mundësi e mirë që t'i mbledhim njerëzit që punojnë në këtë fushë nga gjithë rajoni që t'i krahasojnë vërejtjet dhe të shikojnë si mundemi të vazhdojmë përpara duke e promovuar këtë barazi dhe me këtë t'i afrojmë vendin dhe Bashkimin Evropian", theksoi Gir.

Tanja Ivanova, kryetare e "Reaktor" - hulumtim në aksion, organizatë me bazë në Shkup dhe që punon në tema të barazisë gjinore, të rinj dhe zhvillim urban, duke përfshirë edhe proceset paraaderuese në BE, si temë horizontale dhe pjesëmarrja civile, theksoi se ajo që duhet të bëhet për barazi gjinore është e ndërsjellë që të koordinohemi dhe dëgjojmë më mirë dhe të kuptojmë se barazia ngjinore në të vërtetë është çështje e të drejtave themelore të njeriut.

Në ngjarje fjalim të vetin kishte edhe ministrka e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, e cila theksoi se shteti ynë ka 49 gra në Kuvend, që paraqet 42 për qind të pjesëmarrjes së grave në Kuvend, diku rreth 36 për qind në njësitin e pushtetit lokal, vetëm dy kryetare të komunave nga gjithsej 81 komuna, pesë ministre dhe tre zëvendësministre.

"Çështja e barazisë gjinore është një nga çështjet themelore kur flasim për dialogun politik dhe procesin e anëtarësimit në BE. Vendosja e barazisë gjinore kërkohet në mënyrë eksplicite në traktatet e BE-së dhe është një parim kyç sipas Shtyllës evropiane të të drejtave sociale", tha Trençevska.

Ajo theksoi se në procesin e integrimeve evropiane kemi obligim që të transformojmë direktivat, pra çdo gjë që nënkupton politikën e BE-së që është sensitive gjinore, gjegjësisht i përfshin nevojat edhe të grave edhe të burrave.

Fjalim përshëndetës në konferencë kishin Bibi Gramson, zëvendës-ambasadore e Suedisë, Stina Magnuson Bur, shefe e Zyrës për Ballkanin Perëndimor dhe Tanja Ivanova, kryetare e "Reaktor" - Hulumtim në aksion. Si panelistë, përveç Dejvid Gir, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale u drejtuan edhe Drita Abdiu Halili, sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane si dhe përfaqësues të tjerë relevant nga vendi dhe rajoni. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR