• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Është shumë e rëndësishme që të ketë debat publik rreth ndryshimeve kushtetuese

Gir: Është shumë e rëndësishme që të ketë debat publik rreth ndryshimeve kushtetuese

Radovish, 19 korrik 2023 (MIA) - Kuptohe si BE gjithmonë kemi thënë se është shumë e rëndësishme që të ketë debat publik të ndërlidhur me ndryhsimet kushtetuese dhe kuptohet se ajo që ka ndodh me miratimin e tekstit për ndryshimet kushtetuese në vetë Qeveri, e përshëndesim ne, si BE. Kuptohet pas asaj që pason, do të thotë vetë procesi në Kuvendin e vendit tuaj, megjithatë do të doja gjithashtu të potencoj se çështja lidhur me ndryshimet kushtetuese, ky është vendim sovran i vendit tuaj, kjo është çështje që duhet ta adresojë vendin tuaj, tha euroambasadori Dejvid Gir në përgjigjen e gazetarëve të MIA-s, cilat janë pritjet e BE-s nga fillimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese gjatë vizitës së sotme në Radovish.

Sipas tij, deputetët në Kuvend kur i shqyrtojnë orpozimet, gjegjësisht tekstin e ndryshimeve kushtetuese, ta kenë gjithmonë para vetes interesin kombëtar të shtetit dhe gjithmonë ta kenë në mendje të ardhmen evropiane të vendit.

Shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori Dejvid Gir, në kuadër të "BE për TY", sot u takua me kryetarin e Radovishit, Aco Ristov, anëtarët e Këshillit të Komunës dhe administratën dhe përfaqësuesit e organizatave qeveritare

Gir, pas takimit, ka theksuar se janë diskutuar për shumë çështje dhe probleme, me të cilat ballafaqohen qytetarët e Radovishit. Euroambasadori theksoi se me ndihmën e BE-së në Radovish është ndërtuar një impiant për trajtimin e ujit dhe është biseduar edhe për projektet aktuale.

"Bëhet fjalë për modelin e gjelbër për ngrohje të Komunës së Radovishit, por edhe për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet BE-së dhe Radovishit. Më ka bërë përshtypje vetëiniciativa e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në pushtetin lokal dhe kjo është e vetmja mënyrë që Komuna të zhvillohet në të ardhmen", tha ambasadori evropian Dejvid Gir. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR