• e diel, 29 dhjetor 2024

Gervalla - Ramës: Duhen deklarata më të matura, dhe jo të hapen probleme

Gervalla - Ramës: Duhen deklarata më të matura, dhe jo të hapen probleme

Tiranë, 6 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla nga Tirana ka kundërshtuar qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama lidhur me Kosovën, njofton Euronews Albania.

Pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në kuadër të Procesit të Berlinit, Gërvalla deklaroi se është i nevojshëm koordinimi i aktiviteteve mes Prishtinës dhe Tiranës.

Ajo është kundër konferencës paqësore për Kosovën, sepse "konferenca të tilla mbahen për objekte dhe jo për subjekte të cilët janë të njohur në skenën ndërkombëtare".

Lidhur me deklaratën e Ramës në të cilën veriune  Kosovës e quajit vend të askujt, Gërvalla bëri thirrje për deklarata më të matura sa i përket Kosovës.

"Apeloj që në vend të kësaj deklarate të pamatur që krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhin, të ketë koordinim dhe bisedime të sinqerta mes autoriteteve tona, ide për të shërbyer më shumë për zgjidhjen e situatës sesa për të prodhuar lajme", tha Gervalla. qa/ab/

Foto: Gërvalla në Fejsbuk 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR