Gerasimovski: Vendosim "Kartën Qendër" me zbritje për ngjarje kulturore, sportive, lokale dhe dyqane
- Kandidati për kryetar të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, sot paralajmëroi se po vendoset "Karta Qendër" me zbritje për ngjarje kulturore dhe sportive, lokale dhe dyqane, thuhet në kumtesën e Gerasimovskit.
- Post By Besnik Shuki
- 15:25, 25 tetor, 2025
Shkup, 25 tetor 2025
Kandidati për kryetar të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, sot paralajmëroi se po vendoset "Karta Qendër" me zbritje për ngjarje kulturore dhe sportive, lokale dhe dyqane, thuhet në kumtesën e Gerasimovskit.
"Çdo banor i Qendrës merr një herë në vit një biletë falas për një shfaqje teatri, ndërsa për çdo biletë të blerë pastaj, ai merr zbritje prej 20 ppër qind. Me kartën, ne gjithashtu ofrojmë zbritje prej 20 për qind për ndeshjet e klubit tonë me më shumti trofe "Rabotniçki", si dhe zbritje për hyrje në pishinë. Për banorët tanë të Qendrës, fëmijët dhe të rriturit, ne ofrojmë kushte dhe përfitime më të mira", tha Gerasimovski.
Kandidati i LSDM-së për kryetar të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.