Gerashçenko: Në zonën kufitare ruse është rrëzuar një aeroplan
- Një aeroplan SU-34 është rrëzuar në rajonin rus në afërsi të kufirit, ka shkruar në Tuiter, Anton Gerashçenko, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, duke u thirrur në burime ruse.
- Post By Fami Bajrami
- 15:15, 13 maj, 2023

Kiev, 13 maj 2023 (MIA) – Një aeroplan SU-34 është rrëzuar në rajonin rus në afërsi të kufirit, ka shkruar në Tuiter, Anton Gerashçenko, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, duke u thirrur në burime ruse.
Ai më parë publikoi një tjetër video që sipas kanaleve ruse të Telegramit, kinse shihet rënia edhe e një helikopteri.
Më herët një helikopter u rrëzua në rajonin Brajansk të Rusisë që gjendet pranë kufirit me Ukrainën, njoftuan mediat shtetërore ruse.
Sipas mediave ruse, helikopteri u rrëzua pasi motori i tij mori flakë.
Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale qarkullojnë versione të ndryshme mbi incidentin. Në kanalet ruse të Telegramit është publikuar një video e rrëzimit të helikopterit. Pretendohet se është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore ruse.
Informacionet hëpërhë nuk mund të verifikohen nga burime të pavarura.
Foto: Tuiter