• e diel, 22 dhjetor 2024

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës paraqet kusht për procesin para-aderues të Maqedonisë së Veriut në BE

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës paraqet kusht për procesin para-aderues të Maqedonisë së Veriut në BE

Athinë, 25 prill 2024 (MIA) - Marrëveshja e Prespës paraqet kusht për procesin para-aderues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Gerapetritis nga Parlamenti grek, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve të deputetes E Majta e Re, Sia Anagnostopulo për "strategjinë qeveritare të Ballkanit Perëndimor", njofton korrspondentja e MIA-s nga Athina.

Deputetja e E Majta e Re, e cila njëherit ka qenë edhe ministre alternavitë e Punëve të Jashtme të Qeverisë së SYRIZA-s kërkoi përgjigje nga Gerapetritis për politikën në lidhje me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për marrëdhëniet e vendit tonë, Anagnastopulo dërgoi kritika deri te Qeveria se vonon plot pesë vite me ratifikimin e tre memorandumeve, se nuk është mbajtur Këshill i lartë i bashkëpunimit që duhet të mbahet një herë në vit, se nuk ka progres në punën e komisioneve për libra shkollorë dhe për shenja tregtare, por edhe se nuk ka marrëveshje dypalëshe.

Kreu i diplomacisë greke ritheksoi se është i domosdoshëm zbatimi besnik dhe konsekuent i Marrëveshjes së Prespës, duke vënë në dukje se ajo është "epërsi ndaj çdo ligji tjetër" dhe theksoi se Greqia "e ndjek nga afër rrjedhën e Marrëveshjes".

Ai bëri të ditur se edhe pse ata si opozitë kanë shprehur mospajtim për pika konkrete, “shteti sigurisht ka kontinuitet” dhe ata e pranojnë Marrëveshjen.

Lidhur me tre memorandumet, të cilat ende nuk janë ratifikuar në Kuvend, ai përsëriti edhe një herë se do të vijnë për ratifikim “kur ta vlerësojë Qeveria” dhe shtoi se duhet theksuar se “duhet të ketë edhe respektim besnik nga ana e shteti fqinj”. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR