• e hënë, 23 dhjetor 2024

Georgieva: Inteligjenca artificiale do të ndikojë në 40 për qind të vendeve të punës në botë

Georgieva: Inteligjenca artificiale do të ndikojë në 40 për qind të vendeve të punës në botë

Uashington, 15 janar 2024 (MIA) - Inteligjenca artificiale do të prekë gati 40 për qind të vendeve të punës mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerët, kështu që ka nevojë për një politikë të balancuar me kujdes për të shfrytëzuar potencialin e saj, tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Ajo në bllogun e FMN-së shkroi se jemi në prag të një revolucioni teknologjik që mund ta nxit produktivitetin, të inkurajojë rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën, por sugjeroi se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë.

Georgieva theksoi se do të duhet të mendohet një set i politikave për të shfrytëzuar potencialin e madh të inteligjencës artificiale për të mirën e njerëzimit.

Ajo thekson se hulumtimi i FMN-së për mbi ndikimin e mundshëm të inteligjencës artificiale në tregun global të punës tregon se gati 40 për qind e vendeve të punës do të goditen nga inteligjenca artificiale.

Rreth gjysma e vendeve të punës të cilat do të preken nga inteligjenca artificiale mund të jenë shfrytëzues nga rritja e produktivitetit, por për gjysmën tjetër, inteligjenca artificiale do të mund të kryejë detyrat kyçe që për momentin kryhen nga njerëzit, të cilët mund të ulin kërkesën për punë dhe të sjell deri në paga më të ulëta dhe ulje të punësimeve", theksoi Georgieva.

Në rastet më ekstreme, disa nga këto vende të punës mund të zhduken.

Georgieva theksoi se është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të mbrojtjes sociale dhe ofrojnë programe për rikualifikimin e punëtorëve. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR