• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gebrejesus: Situata në Gaza është johumane

Gebrejesus: Situata në Gaza është johumane

Gjenevë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot vlerësoi se "situata shëndetësore dhe humane" në Gaza është "johumane" pas më shumë se katër muaj luftë të shkaktuar nga sulmet e Hamasit në jug të Izraelit.

Në konferencën për shtyp në Gjenevë, Gebrejesus tha se njerëzit në Gaza nuk mund të marin ushqim dhe ujë, ndërsa nuk është i arritshëm as kujdesi për ata që nuk mund të shkojnë. 

Ai beson se situata në Rripin e Gazës vazhdon të përkeqësohet dhe përsëriti se "Gaza është kthyer në një zonë vdekjeje".

"Pjesa më e madhe e territorit është shkatërruar, më shumë se 29,000 njerëz janë të vdekur, shumë të tjerë janë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur dhe shumë e shumë të tjerë janë plagosur", tha ai.

Shefi i OBSH tha gjithashtu se nivelet e kequshqyerjes së rëndë ishin rritur në mënyrë dramatike që nga fillimi i luftës, nga më pak se një për qind në më shumë se 15 për qind në disa vende.

"Ne kemi nevojë për një armëpushim tani! Pengjet duhet të lirohen, bombat duhet të ndalojnë së rëni dhe aksesi në ndihma humanitare duhet të jetë i lirë. Humanizmi duhet të mbizotërojë", tha Gebrejesus.

Sipas të dhënave të KB-së, shumica dërrmuese e popullsisë në Gaza është në rrezik nga uria.

Situata është veçanërisht alarmante në veri, ku mbretëron kaosi dhe dhuna, kumtoi Programi për Ushqim i KB-së, një organizatë që dje ndërpreu shpërndarjen e ndihmave në atë pjesë të territorit.

Ndihma humanitare, e cila varet nga miratimi i Izraelit, hyn në Gaza kryesisht përmes pikës kufitare Rafah nga Egjipti, por transferimi në veri është pothuajse i pamundur për shkak të shkatërrimit dhe luftimeve që e kanë izoluar atë nga pjesa tjetër e territorit. sa/

Foto: OBSH në X

QËNDRONI TË LIDHUR