• e premte, 05 dhjetor 2025

Gazetari turk përballet me dënim të mundshëm për burgim shkaku i kritikave ndaj Erdoganit

Gazetari turk përballet me dënim të mundshëm për burgim shkaku i kritikave ndaj Erdoganit

Ankara, 17 korrik 2025 (MIA) - Prokurorët turq kanë ngritur akuzë kundër gazetarit Fatih Altajli duke kërkuar minimum burgim prej pesë vitesh për komentet e tij në lidhje me presidentin e vendit, Rexhep Taip Erdogan.

Altajli i cili ka më shumë se 1.5 milion abonentë në "Jutjub" u arrestua muajin e kaluar në pritje të gjyqit pasi në mediat sociale kritikoi anketën ku shumica e turqve shprehën kundërshtimin ndaj dënimit me burgim të përjetshëm...

Ai mohoi akuzat, duke thënë se komentet e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe ishin pjesë e një "debati historik dhe retorik".

Në videon, duke iu referuar historisë osmane, Altajli tha se turqit “vrisnin” ose “mbytnin” sundimtarët që nuk i donin më në pushtet.

Deklaratat e tij shkaktuan reagime të ashpra nga ndihmësi i Erdoganit, Oktaj Saral i cili tha në platformën "X" se "uji i Altajlit po vlon".

Ai akuzohet për “kërcënim ndaj presidentit”, gjë që sjell dënim minimal prej pesë vitesh burgim.

foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR