• e diel, 22 dhjetor 2024

Gazetari amerikan Gershkoviç mbetet në paraburgim në Rusi, gjykata refuzoi ankesën e tij

Gazetari amerikan Gershkoviç mbetet në paraburgim në Rusi, gjykata refuzoi ankesën e tij

Moskë, 14 dhjetor 2023 (MIA)- Gazetari i "Uollstrit zhurnal" Ivan Gershkoviç i cili është i burgosur në Rusi nën akuza për spiunim, mbetet në paraburgim sepse Gjykata civile në Moskë ku edhe është i paraburgosur, sot e refuzoi ankesën e tij.

Gershkoviç ishte arrestuar në mars derisa raportonte nga qyteti i Ekaterinburgut, kurse Shërbimi federal  i sigurisë ruse pretendoi se ai "nën udhëzimet e SHBA-së ka mbledhur informacione që paraqesin fshehtësi shtetërore për aktivitete e njërës prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial rus". 

Gershkoviç është gazetari i parë amerikan i akuzuar për spiunazh në Rusi nga viti 1986, kur KGB-ja e arrestoi Nikollas Danilofin, korrespodentin e Moskës të "Njuz dhe uorlld report"-it amerikan. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR