• e diel, 22 dhjetor 2024

"Gazetarë të sigurt": KFOR-i të kujdeset për sigurinë e gazetarëve

Beograd, 16 qershor 2023 (MIA) - Rrjeti "Gazetarë të sigurt" (Safe Journalists), i cili përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë mediatik në Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot se po i bashkohet anëtares së saj, Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës (AJK) dhe i bëri thirrje KFOR-it që të garantojë sigurinë e gazetarëve.

Rrjeti e konsideron shumë shqetësues faktin që KFOR-i është i pranishëm dhe nuk reagon në momentin kur jeta e disa punonjësve mediatik është në rrezik, thuhet në kumtesë lidhur me sulmin fizik ndaj kameramanit të Radotelevizionit të Kosovës, Bardh Bekteshi, shtoi sot raportuesi nga Leposaviqi.

"Gazetarë të sigurt" thekson se për këtë rast do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare. sa/

foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR