• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Gazeta gjermane Bild heq qindra vende pune

Gazeta gjermane Bild heq qindra vende pune

Berlin, 19 qershor 2023 (MIA) - Gazeta më e lexuar gjermane Bild, në pronësi të grupit mediatik "Aksel Shpringer", do të heq disa qindra vende pune dhe një të tretën e botimeve të saj rajonale në vend, si pjesë të një transformimi digjital.

Bild do të heq 200 vende pune "editoriale dhe shitëse" në tërë Gjermaninë dhe do të zvogëlojë numrin e botimeve të saj lokale nga 18 në 12.

"Ndryshimet aktuale strukturore po sjellin deri në shkurtime të vendeve të punës. Ne po ndahemi me produkte, projekte dhe mënyra për të bërë gjëra, të cilat nuk do të jenë më fitimprurëse", thonë nga Bild.

Por në fillim të vitit, Bild filloi me një strategji digjitale, me synimin afatgjatë për të shfuqizuar edicionin në letër të gazetës, e cila është një nga më të lexuarat në Evropë.

Pronari i gazetës, grupi mediatik gjerman "Aksel Shpringer", në shkurt njoftoi se donte të shkurtonte dhe eliminonte vendet e punës si pjesë të kësaj strategjie në titujt e saj kryesorë, Bild dhe të përditshmen konservatore Uelt.

Bild ka tirazh ditor prej rreth 1,7 milionë kopje, ndërsa në vitin 2018 ka tejkaluar dy milionë. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR