• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gazeta austriake "Viner Cajtung", me një traditë 320-vjeçare, ndërpret shtypin

Gazeta austriake

Vjenë, 28 prill 2023 (MIA) - Parlamenti austriak vendosi ta ndërpresë shtypjen e "Viner cajtung", një nga gazetat ditore më të vjetra në botë, që në të ardhmen do të lexohet vetëm në formë digjitale.

Gazeta ditore, me traditë 320-të vjeçare, prej tani do të shtypet vetëm si mujore vendosi koalicioni i gjelbër-konservator, edhe krahas kritikave të ashpra të artistëve dhe partive opozitare.

Gazeta ditore është themeluar në vitin 1703, atëherë nën emrin Wienerisches Diarium (Gazeta vjenase) dhe ishte gazetë zyrtare e Monarkisë së Habsburgëve.

Në vitin 2021, koalicioni qeveritar vendosi që gazeta, në pronësi të Qeverisë austriake, të ndalonte publikimin e reklamave të kompanive, të cilat ishin burimi kryesor i financimit të saj.

"Gazeta ka më shumë lexues mbi moshën 90 vjeç sesa nën 30 vjeç", tha Ministrja e Familjes dhe Medias Suzane Raab, nga Partia Konservatore Popullore Austriake (ÖVP).

Shkrimtarja austriake dhe fituese e çmimit Nobel, Elfride Jelinek dhe artisti Andre Heller janë ndër individët e shquar që u përpoqën të ruanin botimin e shtypur.

Përfaqësuesit e opozitës e kritikuan vendimin sepse mendojnë se varfëron hapësirën mediatike.

"Është një goditje për politikën dhe kulturën mediatike", tha nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPO) Jerg Lajhtfrid. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR