• e martë, 23 korrik 2024

Gaza: Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm të IDF ndaj palestinezëve, të cilët kanë qenë duke pritur për ndihmë

Gaza: Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm të IDF ndaj palestinezëve, të cilët kanë qenë duke pritur për ndihmë

Gaza, 14 mars 2024 (MIA) - Së paku gjashtë palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin e Gazës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.

Zyrtarët palestinezë pretendojnë se forcat izraelite hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin ndihmë pranë një kamioni në qytetin e Gazës.

Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) nuk janë përgjigjur ende ndaj akuzave, raporton Tajms of Izrael.

Ministria njoftoi gjithashtu se të paktën 31.341 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR