• e hënë, 08 korrik 2024

Gaza përsëri pa shërbime të internetit dhe telefonit 

Gaza përsëri pa shërbime të internetit dhe telefonit 

Gazë, 1 nëntor 2023 (MIA) - Interneti dhe rrjeti telefonik sot janë në ndërprerje të tërësishme në Rripin e Gazës, njoftoi agjencia palestineze për telekomunikime, gjë që ndodh për herë të dytë brenda javës në këtë territor.

"Deri tek njerëzit tonë të mirë në vendin e dashur, me keqardhje ju njoftojmë se komunikimet dhe shërbimet e internetit janë ndërprerë plotësisht në Gazë", njoftoi Kompania palestineze e telekomunikimit (Paltel) në X.

Interneti dhe rrjeti telefonik janë ndërprera plotësisht edhe javën e kaluar, por u rivendosën gjatë fundjavës. Qeveria e Hamasit atëherë e akuzoi Izraelin se e shkaktoi atë për të kryer masakra në Rripin e Gazës. si/bsh/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR