• e premte, 22 nëntor 2024

Gashi dhe Begaj konfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe lidhjet e forta mes popujve

Gashi dhe Begaj konfirmojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe lidhjet e forta mes popujve

Tiranë, 13 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë qëndrimit në Tiranë është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim të shkurtër në Fejsbuk, Begaj ka shkruar se ndjen kënaqësi të veçantë që të mirëpresë Gashin.

"Ishte kënaqësi që takova sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Afrim", ka shkruar Begaj.

Në postimin e tij Gashi ka thënë se kanë konfirmuar “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe lidhjen e fortë mes popujve tanë”.

"Biseduam për mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke për arritjen e qëllimeve strategjike për integrimin në BE. Me këtë rast e përgëzova personalisht për suksesin e Shqipërisë në hapjen e grupit të parë të kapitujve rreth negociatave të anëtarësimit në BE. Theksova se Maqedonia e Veriut mbetet e vendosur dhe e përkushtuar në tejkalimin e pengesave për hapjen esenciale të kapitujve për integrim në BE", thekson Gashi.

Shton se kanë rënë dakord gjithashtu se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe vendet e rajonit është e një rëndësie kryesore për progresin në këtë proces.

Foto: Begaj FB

QËNDRONI TË LIDHUR