• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gari Kasparov: Lufta në Ukrainë padyshim u bë një pikë kthese në histori

Gari Kasparov: Lufta në Ukrainë padyshim u bë një pikë kthese në histori
Sofje, 19 shtator 2022 (MIA) – Ish-kampioni botëror në shah, eksperti i inteligjencës artificiale dhe kritik i regjimit të Kremlinit, Gari Kasparov deklaroi se lufta në Ukrainë padyshim është bërë një pikë kthese në histori, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Kasparov i cili mori pjesë në konferencën në Sofje për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike të vendeve të Evropës Juglindore tha se ky është një leksion i rëndësishëm dhe duhet të jetë një kujtesë e aftësisë së njerëzve të lirë të përgjigjen ndaj të gjitha sfidave. Sipas tij, në fillim të aksioneve ushtarake në Ukrainë, Rusia ka kryer një sulm masiv në të gjitha frontet - ofensivë ushtarake dhe sulm kibernetik në shkallë të gjerë. Kasparovi theksoi se lufta kibernetike nuk duhet të ndahet nga operacionet reale ushtarake. “Lufta në Ukrainë po zhvillohet si onlajn ashtu edhe oflajn duke demonstruar avantazhet e botës së lirë”, tha ai. Forumi organizohet nga platforma izraelite ImImprovate, ndërsa nikoqir është Rosen Plevneliev, president i Bullgarisë (2012 – 2017) i cili është në Këshillin këshillëdhënës të platformës.

QËNDRONI TË LIDHUR