• e diel, 29 shtator 2024

Gardian: Ukraina mori dritë të gjelbër nga Britania e Madhe për përdorimin e raketave "Storm Shadou" në objektivat në Rusi

Gardian: Ukraina mori dritë të gjelbër nga Britania e Madhe për përdorimin e raketave

Londër, 12 shtator 2024 (MIA) - Britania e Madhe vendosi që t'i lejojë Kievit t'i shfrytëzojë raketat "Storm Shadou" për objektivat në Rusi, shkruan Gardijan, duke i'u referuar burimeve qeveritare.

"Burime në qeverinë britanike njoftuan se është marrë vendim t'i lejohet Ukrainës ta përdorë raketën "Storm Shadou" kuncër objektivave në Rusi, por kjo zyrtarisht nuk do të publikohet në ditët në vijim", shkruan gazeta.

Presidenti rus Vladimir Putin paraprakisht deklaroi se përfaqësuesit e vendeve të NATO-s duhet të jenë të vetëdijshëm se "me ç'farë po luajnë" kur flasin për planet t'i lejohet Kievit të sulmojë objektiva thellë në territorin rus me sisteme raketore që Perëndimi ua dorëzon forcave të armatosura të Ukrainës.

 Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov diskutimin për përdorimin e mundshëm të raketave "Storm Shadou" nga ana e Kievit për goditje thellë në territorin rus e quajti "Lojë me zjarr".

Volodimir Zelenski në korrik deklaroi se ka marrë leje nga laburistët britanik se i përdor këto raketa kundër objektivave në Rusi. Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë e përgënjeshtroi këtë informacion.

Gazeta Telegraf, duke i'u referuar burimeve në qeverinë britanike, njoftoi se presidenti amerikan Xho Bajden mund ta ndërpresë ndalesën për përdorimin e "Storm Shadou" anglez për goditje kundër Rusisë.

Autorizimi i Uashingtonit për përdorimin e këtyre raketave është i domosdoshëm sepse ato përdoren në tandem me sistemet amerikane. sa/

Foto: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR