• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gardian: Kabineti ushtarak izraelit po e shqyrton projekt-marrëveshjen "parisiene" për ndërprerje të zjarrit

Gardian: Kabineti ushtarak izraelit po e shqyrton projekt-marrëveshjen

Jerusalem, 31 janar 2024 (MIA) - Anëtarët e kabinetit ushtarak izraelit biseduan për projekt-marrëvehsjen për ndërprerje të zjarrit dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, edhe pse projekti ende nuk është vënë në votim në kabinet.

Propozim marrëveshjen të dielën e përgatitën përfaqësues të Egjiptit, Katarit, SHBA-së dhe Izraelit në negociatat në Paris, por anëtarët e grupit militant palestinez Hamas, i cili po mban pengje në Rripin e Gazës, nuk morën pjesë në takim.

"Gardian"-i londinez thekson se pengesë kryesore për arritje të marrëveshjes është kohëzgjatja e ndërprerjes së zjarrit, sepse Izraeli insiston që ndërprerja e zjarrit të jetë vetëm e përkohshme, përderisa anëtarët e Hamasit paraprakisht kërkuan ndërprerje të përhershme të zjarrit.

Kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu kumtoi se thëniet për lëshime të mëdha izraelite në marrëveshjen potenciale janë të pasakta.

"Pozicioni i kryeministrit është konsistent - lufta do të përfundojë vetëm kur do të arrihen të gjitha qëllimet, armata izraelite nuk do të tërhiqet nga Rripi i Gazës, ndërkaq nuk do të lirohen as mirëja terroristë", ceket në kumtesë.

Paraprakisht lideri i Hamasit, ismail Hania, deklaroi se organizata palestineze e ka marrë propozimin për ndërprerje të zjarrit që ishte parashtruar pas bisedimeve në Paris dhe konfirmoi se po e studion, si dhe se do ta vizitojë Kajron për bisedime plotlsuese për planin e propozuar, transmetuan mediumet britanike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR