• e diel, 22 dhjetor 2024

Gara në shtrirje në Mal të Zi hyn në javën e tretë

Gara në shtrirje në Mal të Zi hyn në javën e tretë

Podgoricë, 1 shtator 2023 (MIA) - Gara në shtrirje në Mal të Zi sot hyn në ditën e 15-të, ndërsa tetë më këmbëngulësit për çmimin prej 1.000 qëndrojnë shtrirë tashmë mbi 320 orë.

Rekordi i vitit të kaluar u rrëzua javën e kaluar. As shiu, as të ftohtit, as temperaturat e kaluara ekstreme të larta nuk e luhatën frymën garuese të pjesëmarrësve në garën për qëndrimin shtrirë që po mbahet në etno-fshatin malazez Brezna, i cili ndodhet mes Nikshiqit dhe qytetit tjetër Pluzhine.

Në lojën për fitore është edhe fituesja e vitit 2021 - Dubravka Aleksiq nga Podgorica. Ajo e posedon rekordin e fundit prej 117 orëve në qëndrimin shtrirë.

"Askush prej nesh nuk është i lodhur, të gjithë janë optimistë sikur të ishte dita e parë. Të gjithë shpresojmë për fitore, ndërkaq askush nuk është i shqetësuar, të gjithë jemi shëndoshë dhe mirë", tha malazezja për agjencinë Anadollu.

E pyetur edhe sa mendon se do të qëndrojë në pozitën shtrirë, Dubravka thotë se dëshiron të shkojë deri në fund. Fitore pret edhe Jovani nga qyteti i Krushevcit në Serbinë jugore.

"Në fillim mendoni për çmimin, por pas pesë-gjashtë ditëve paratë tashmë nuk janë të rëndësishme. Kjo më tepër është luftë psikologjike, por para së gjithash me veten, e më pas me të tjerët", deklaroi Jovani.

Kjo garë e cila e bën Malin e Zi shtet unik në Evropë, është posaçërisht interesante për shkak të stereotipit të pranuar për malazezët - se gjoja janë popull dembel. Rregulalt janë të thjeshta - pjesëmarrësve u ndalohet të ngriten, por u lejohet fjetja, leximi i librave, ushqimi dhe pirja. Në çdo tetë orë lejohen të shkojnë në toalet. ab/

Foto: Agjencia e lajmeve Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR