• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ganc: Luftimet në Gazë do të vazhdojnë edhe nëse Izraeli bie dakord për pauza humanitare

Ganc: Luftimet në Gazë do të vazhdojnë edhe nëse Izraeli bie dakord për pauza humanitare

 Tel Aviv, 14 nëntro 2023 (MIA) - Ministri izraelit dhe anëtar i kabinetit ushtarak, Beni Ganc, sot deklaroi se madje edhe nëse do të pajtohet në pauzë në luftimet në këmbim të lirimit të pengjeve, Izraeli do të vazhdojë të zhvillojë luftë  kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

"Madje edhe nëse nevojitet një armëpushim për kthimin e pengjeve, nuk do të ketë ndërprerje të luftës", tha Ganci gjatë vizitës në udhëheqjen ushtarake në Izraelin verior, raportoi "Tajms of Izrael".

Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të luftojë "derisa të arrihen qëllimet tona" dhe tha se "po bëhet çdo përpjekje politike dhe ushtarake për t'i sjellë vajzat dhe djemtë të sigurtë në shtëpi".

"Po bëjmë gjithçka që është e mundur për t'i kthyer të gjithë, në çfarëdo mënyre", tha Ganci. 

Vlerësimet janë se aktualisht në Rripin e Gazës janë rreth 240 pengje, të cilët u rrëmbyen nga terroristët e Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR