• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ganc kritikon Netanjahun dhe bën thirrje për armëpushim në Gazë

Ganc kritikon Netanjahun dhe bën thirrje për armëpushim në Gazë

Tel Aviv, 4 shtator 2024 (MIA) - Beni Ganc, ish shef i shtabit të forcave të armatosura izraelite dhe ish anëtar i kabinetit ushtarak kritikoi ashpër kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe bëri thirrje për marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës.

Ganc në konferencë shtypi theksoi se Izraeli nuk duhet të mbajë trupat e tij në korridorin e Filadelfias, duke kundërshtuar qëndrimin e Netanjahut i cili konsideron se kontrolli i kësaj zone në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit është i një rëndësie vendimtare për sigurinë e vendit.

Ganc paralajmëroi se kërcënimi real ekzistencial për Izraelin është Irani, jo korridori i Filadelfias dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme duke theksuar qëndrimin e tij për goditjen e Hezbollahut për të ndaluar një sulm me raketa nga Libani jugor. rq/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR