• e martë, 24 dhjetor 2024

Ganc: Çdo sulm i Hezbollahut në vendzbulimet e gazit izraelit mund të shkaktojë luftë

Ganc: Çdo sulm i Hezbollahut në vendzbulimet e gazit izraelit mund të shkaktojë  luftë
Jerusalem, 22 gusht 2022 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes Beni Ganc paralajmëroi sot se çdo sulm nga Hezbollahu libanez në vendzbulimet e gazit izraelit mund të shkaktojë  luftë. Paralajmërimi i Gancit vjen si përgjigje ndaj një kërcënimi të liderit të organizatës ekstremiste, Hasan Nasrallah, për të "prerë duart e Izraelit" nëse ai prek një vendzbulim gazi në Detin Mesdhe. Tensionet u rritën në qershor kur një anije mbërriti në fushën e gazit Karish, për të cilën Libani pretendon se është në ujëra të diskutueshme. Në korrik, ushtria izraelite rrëzoi katër drone që fluturonin në atë drejtim. Më 9 gusht, Nasrallah kërcënoi se "çdo dorë që shtrin për atë pasuri do të pritet" dhe fundjavën e kaluar paralajmëroi për "përshkallëzim" nëse kërkesat e Libanit nuk do të përmbusheshin në negociatat për kufirin detar të ndërmjetësuar nga SHBA. I pyetur nëse sulmi i Hezbollahut në një fushë gazi izraelit mund të çojë në luftë, Ganc për radiostacionin izraelit 103 FM deklaroi në mënyrë pozitive. "Po, mund të shkaktojë një reagim, të çojë në disa ditë luftime dhe një fushatë ushtarake. Ne jemi të fortë dhe të gatshëm për atë skenar, por nuk e duam", tha Ganc. "Shteti i Izraelit është i gatshëm të mbrojë pronën e tij dhe të arrijë një marrëveshje me qeverinë libaneze përmes një ndërmjetësi amerikan për fushën e Sidonit," tha ai, duke iu referuar një fushë tjetër gazi në Liban të njohur si Kana. Ai shprehu bindje se në të ardhmen do të ketë dy platforma gazi, njëra në palën izraelite, tjetra në atë libaneze dhe se para kësaj nuk do të ketë një cikël tjetër konfliktesh. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR