• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gana e hoqi dënimin me burg 30 vjet pas ekzekutimit të fundit

Gana e hoqi dënimin me burg 30 vjet pas ekzekutimit të fundit

Akra, 26 korrik 2023 (MIA) - Parlamenti i Ganës sot e votoi heqjen e dënimit me vdekje për të gjitha krimet, përveç për tradhëti, me çka e konfirmoi moratoriumin për ekzekutime në tri dekadat e kaluara.

Sipas ligjit të ri, dënimet e 174 të dënuarve me vdekje, në mesin e së cilave edhe gjashtë gra, do të zëvendësohen me burg të përjetshëm.

"Gana i mbështet të drejtat kushtetuese dhe themelore të të drejtave të njeriut", deklaroi Enoh Jengre nga Qendra juridike në Ganë "Asnjë qenie njerëzore ose institucion nuk duhet të ketë të drejtë t'ia marrë jetën dikujt".

Dënimi me vdekje është gjithnjë e më i rrallë në kontinentin afrikan. Sipas Koalicionit botëror kundër dënimit me burg, 26 vende afrikane tërësisht e ndaluan dënimin me burg.

Ekzekutimi i fundit në Ganë ishte në vitin 1993.

foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR