• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gallant paralajmëroi se trupat izraelite së shpejti do të "hyjnë në aksion" në kufirin me Libanin

Gallant paralajmëroi se trupat izraelite së shpejti do të

Tel Aviv, 29 janar 2024 (MIA) - Trupat izraelite “do të hyjnë në aksion shumë shpejt” pranë kufirit verior të vendit me Libanin, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Joav Gallant.

Ai u tha trupave pranë kufirit me Rripin e Gazës të rrethuar se të tjerë janë vendosur në Izraelin verior. -"Ato shumë shpejt do të hyjnë në aksion, kështu që forcat në veri janë të përforcuara, tha Gallant.

Ministri izraelit shtoi se rezervistët do të lirohen gradualisht "për të qenë gati" për operacionet e ardhshme.

Që nga shpërthimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit më 7 tetor, në kufirin libanezo-izraelit janë vërejtur shkëmbime zjarri pothuajse çdo ditë midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes Hezbollah libaneze të mbështetur nga Irani, një aleat i Hamasit.

Shefi i ushtrisë izraelite Herci Halevi në fillim të këtij muaji deklaroi se gjasat për luftë në kufirin verior janë  bërë "shumë më të larta".

“Nuk e di se kur do të jetë lufta në veri, por mund t'ju them se probabiliteti që ajo të ndodhë në muajt e ardhshëm është shumë më i madh se sa ishte në të kaluarën”, tha Halevi në atë kohë. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR