• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gallant kërkoi nga Netanjahu të dakordojë armëpushim me Hamasin për lirimin e pengjëve tjerë

Gallant kërkoi nga Netanjahu të dakordojë armëpushim me Hamasin për lirimin e pengjëve tjerë

Jerusalem, 1 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu që të lidh marrëveshje për armëpushim me grupin palestinez Hamas për lirimin e pengjëve, të cilët ende mbahen të robëruar në Gazë, pasi janë gjetur trupat e gjashtë pengjëve të vrarë në Rripin e Gazës.

"Vonë është për të rrëmbyerit, të cilët janë vrarë me gjakftohtësi. Të rrëmbyerit, të cilët ende i mban Hamasi, duhet të kthehen në shtëpi", publikoi Gallant në rrjetin social X.

Ai kërkoi që Këshilli për Siguri Kombëtare të takohet menjëherë dhe ta tërheqë vendimin për mbajtjen e trupave izraelite në të ashtuquajturin korridorin Filadelfia, përgjatë kufirit jugor të Rripit të Gazës. Insistimi i Netanjahut për të mbajtur trupat në korridor, që ta pengojë Hamasin të kontrabandojë armë nga Egjipti, konsiderohet si një nga pengesat kryesore për suksesin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari.

Gallant deri tani disa herë ka hyrë në konflikt me Netanjahun dhe ministrat ekstremë religjiozë nacionalistë rreth nevojës që të arrihet marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe kthimin e pengjëve tjerë izraelitë në këmbim për të burgosurit palestinezë, që i mban Izraeli.

Besohet se një e treta prej rreth 100 pengjëve izraelitë dhe të huaj, të cilët janë ende në Gazë, më nuk janë gjallë, ndërsa fati i të tjerëve është i panjohur. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR