• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gallant: Forcat izraelite kanë vrarë 10.000 luftëtarë palestinezë në Gazë që nga fillimi i luftës

Gallant: Forcat izraelite kanë vrarë 10.000 luftëtarë palestinezë në Gazë që nga fillimi i luftës

Gazë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Forcat izraelite vranë 10.000 luftëtarë palestinezë në Gazë, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Gallant, transmeton BTA.

Forcat mbrojtëse të Izraelit e mundën brigadën e Hamasit në qytetin Kan Junis gjatë luftës katërmujore kundër lëvizjes radikale palestineze.

Në këtë luftë vdiqën 10 mijë luftëtarë palestinezë dhe po aq luftëtarë u plagosën, shpjegoi Gallant.

“E arritëm misionin tonë në Kan Junis, arritëm gjithashtu në Rafah dhe eliminuam elementët terroristë që na kërcënuan”, tha ministri në deklaratën, duke iu referuar qytetit Rafah, i cili është afër kufirit të Gazës me Egjiptin dhe i cili është plot me civilë palestinezë, të zhvendosur nga konflikti. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR