• e hënë, 23 dhjetor 2024

Galieni: KFOR-i nuk dërgoi forca shtesë në veri të Kosovës pas incidenteve

Galieni: KFOR-i nuk dërgoi forca shtesë në veri të Kosovës pas incidenteve

Prishtinë, 28 shtator 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Misionit paqësor të NATO-s në Kosovë, KFOR, koloneli Andrea Galinei tha se misioni nuk ka dërguar përforcim në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator të Banjskë, Zveçan, ku një polic mbeti i vrarë, dy u plagosën, ndërsa tre nga grupi prej mbi 30-të sulmuesve ishin vrarë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Galieni për televizionin ABC njuz (ABC News) tha se njësitë e KFOR-it janë më të përqëndruar  vetëm në zonat më të ndjeshme.

"Nuk ka përforcim, ushtarët e KFOR-it janë më të koncentruar vetëm në zonat më të ndjeshme", tha Galieni.

Policia e Kosovës ishte sulmuar nga grupe të maskuara dhe të armatosura ndërsa organet e rendit u përpoqën të heqin barrikadat që ishin vendosur rrugës për në fshatin Banjskë në Zveçan - një nga katër komunat në veri, e  populluar me shumicë serbe.

Për ngjarjet në Banjskë për momentin janë arrestuar katër perosna, ndërsa policia më 25 shtator ka ekspozuar armë dhe pajisje të tjera për të cilat pohon se janë marrë në atë fshat. Vlera e pajisjes së konfiskuar, sipas ministrit të Punëve të Brendshme të kosovës, Xhelal Sveçla, arrin mbi pesë milionë euro.

Kosova e akuzon Serbinë si përgjegjëse për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar pretendon se ka pasur një rebelim të popullatës lokale serbe, e cila është e pakënaqur nga qëndrimi i autoriteteve në Prishtinë.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR