• e shtunë, 23 nëntor 2024

Galant: Pjesëtarët e Hamasit kanë dy opsione - ose të dorëzohen ose të vdesin

Galant: Pjesëtarët e Hamasit kanë dy opsione - ose të dorëzohen ose të vdesin

Jerusalem, 17 tetor 2023 (MIA) - Pjesëtarët e grupit Hamas kanë dy opsione në luftën aktuale në Rripin e Gazës - ose të dorëzohen ose të vdesin, njoftoi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant.

"Aeroplanët tanë do të arrijnë kudo. Çdo projektil është adresuar. Do të arrijmë te çdonjëri anëtar i Hamasit", tha Galant në paraqitjen e tij para pilotëve dhe teknikëve të flotës së aeroplanëve F-35 të forcave ajrore izraelite, në bazën Nevatim, shkruan "Tajms of Izrael".

"Anëtarët e Hamasit kanë dy opsione - ose të vdesin në pozicionet e tyre ose që të dorëzohen. Opsion të tretë nuk ka. Do ta fshijmë organizatën Hamas dhe do t'i shpartallojmë të gjithë kapacitetet e tyre", tha Galant.

Ministri izraelit dje u takua me sekretarin shtetëror amerikan, Entoni Blinken, i cili përsëriti se SHBA-ja e mbështet Izraelin dhe të drejtën e këtij vendi që të mbrohet. 

Galant theksoi se kjo do të jetë luftë e gjatë dhe se çmimi do të jetë i lartë. 

"Por, ne do të luftojmë për Izraelin dhe popullin izraelit dhe për vlerat në të cilat besojnë të dyja vendet", tha ai. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR