Galant paralajmëroi një "fazë intensive të luftës"
- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, sot paralajmëroi se ushtria e vendit po hyn në fazën tjetër të luftës në veri të Gazës, duke thënë se do të kalojë nga "faza intensive e luftës" në "lloje të ndryshe të operacioneve speciale".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:45, 8 janar, 2024
Tel Aviv, 8 janar 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, sot paralajmëroi se ushtria e vendit po hyn në fazën tjetër të luftës në veri të Gazës, duke thënë se do të kalojë nga "faza intensive e luftës" në "lloje të ndryshe të operacioneve speciale".
"Jemi afër fazës tjetër në veri, duke përfshirë qytetin e Gazës, ku forcat izraelite kanë vendosur kryesisht kontrollin", tha Galanti në një intervistë për Uollstrit zhurnal.
Ai deklaroi se forcat izraelite duhet të "marrin parasysh" numrin e madh të civilëve të cilët humbën jetën si rezultat i ofensivës në Gazë.
Sipas tij, armata izraelite do të duhet në mënyrë të përkatëse ta përshtatë taktikën.
"Do të duhet pak kohë, por nuk do të dorëzohemi", tha Galanti.
Foto: EPA