• e diel, 22 dhjetor 2024

Galant: Luftimet intensive të IDF-së në pjesën veriore të Gazës përfunduan

Galant: Luftimet intensive të IDF-së në pjesën veriore të Gazës përfunduan

Tel-Aviv, 16 janar 2024 (MIA) - Luftimet intensive të forave të armatosura izraelite kundër grupit islamik Hamas në veri të Rripit të Gazës përfunduan, kumtoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.

"Faza intensive e ofenzivës tokësore në jug të enklavës bregdetare në rajonin e qytetit Kan Junis do të përfundojë së shpejti", deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, shkruan "Tajms of Izrael".

"Në fund të luftës, nuk do të ketë kërcënim ushtarak nga Gaza. Hamasi nuk do të mund të kontrollojë dhe të funksionojë si fuqi ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa IDF do të ketë liri të plotë të veprimit për të bërë gjithçka nevojitet për mbrojtjen e qytetarëve të Izraelit", tha Galant.

"Ndoshta do të zgjasë më shumë, por do të prëfundojë me fitore totale", shtoi ai.

"Edhe pse periudha e luftimeve intensive së shpejti do të prëfundojë, forcat e armatosura duhet të vazhdojnë me presion ushtarak për të siguruar çlirim të pengjeve të tjera izraelite në gazë", tha minsitri izraelit i Mbrojtjes.

"Nëse vjen deri te ndërprerja e zjarrit, fati i pengjeve do të vuloset shumë vite në robëri të Hamasit", tha Galant.

"Pa presion ushtarak, askush nuk do të bisedojë me ne. Vetëm nga pozita e forcës mund të lirohen pengjet", shtoi ai.

Presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit vazhdimisht po rritet për ta ulur intensitetin e sulmeve dhe të parandalojë viktima masive në civilë gjatë sulmeve në Rripin e Gazës. Uashingtoni i bëri thirrje Izraelit të kalojë nga bombardimi i fuqishëm drejt sulmeve targetore kundërgrupit militant islamik Hamas. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR