• e diel, 22 dhjetor 2024

Galant: Lideri i ri i Hezbollahut është "emëruar përkohësisht"

Galant: Lideri i ri i Hezbollahut është

Jerusalem, 29 tetor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot deklaroi se zgjedhja e Naim Kasemit për lider të ri të Hezbollahut është "e përkohshme".

"Emërim i përkohshëm. Jo për gjatë kohë", shkroi ai në Iks.

"Këshilli drejtues i Hezbollahut vendosi ta zgjedhë sheikun Naim Kasem për sekretar të përgjithshëm të Hezbollahut", thuhet në kumtesën e grupit shiit islamist i cili po lufton me Izraelin.

Ish-shefi i Hezbollahut, Hasan Nasralla u vra më 27 shtator gjatë sulmit ajror izraelit ndaj paralagjes jugore të Bejrutot për të cilën besohet se është vatër e Hezbollahut. Trashëguesi i tij, Hashem Safiedin, u vra në sulmin izraelit në fillim të tetorit. Vdekja e tij u konfirmua javën e kalaur nga Hezbollahu. Janë vrarë edhe prijës të tjerë të organizatës.

Naim Kasem (71 vjeçar) ndihmoi në themelimin e Hezbollahut në vitin 1982. Në vitin 1991, ai u bë zëvendës sekretar i përgjithshëm i lëvizjes, një vit pas marrëveshjeve që duhej t'i pajtonin libanezët pas luftës qytetare (1975-1990). ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR